Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Komisioni Evropian ka nisur hetimet pas një sulmi kibernetik që ka prekur llogarinë e institucionit në cloud të Amazon, duke shkaktuar një shkelje të mundshme të sigurisë. Edhe pse ende nuk ka një deklaratë publike zyrtare nga Komisioni, Bleeping Computer ka mësuar se incidenti ka përfshirë një nga llogaritë e Komisionit të Bashkimit Evropian në platformën AWS (Amazon Web Services). Burimet e brendshme kanë njoftuar se sulmi ka qenë i shpejtë dhe është zbuluar përpara se të shkaktonte dëme të mëdha. Ekipi i sigurisë i Komisionit Evropian tani është duke kryer hetimet dhe po analizojnë detajet e incidentit. Autori i sulmit, që ka marrë përgjegjësinë, ka kontaktuar BleepingComputer dhe ka pohuar se ka vjedhur mbi 350 GB të dhëna nga llogaritë e Komisionit. Disa nga...