Akuzohet për cenim të interesit kombëtar, policia indiane bastis shtëpinë e aktivistit të njohur mjedisor: Paratë i merrte nga…

Akuzohet për cenim të interesit kombëtar, policia indiane bastis shtëpinë e aktivistit të njohur mjedisor: Paratë i merrte nga…

Autoritetet indiane kanë bastisur shtëpinë e një prej aktivistëve më të njohur mjedisorë të vendit, mes akuzave se fushatat e tij për kufizimin e përdorimit të karburanteve fosile po dëmtonin interesin kombëtar të Indisë. Hetues nga Drejtoria e Zbatimit të Ligjit (Enforcement Directorate – ED) njoftuan se kanë kontrolluar banesën e Harjeet Singh dhe bashkëshortes së tij, Jyoti Awasthi, bashkëthemelues të organizatës Satat Sampada (Nature Forever). Sipas ED-së, çifti dyshohet se ka përfituar rreth 500 mijë paund për të promovuar në Indi Traktatin për Mospërhapjen e Karburanteve Fosile (FFNPT). Në një deklaratë zyrtare, ED – agjenci që vepron nën Ministrinë e Financave dhe merret me hetimin e krimeve financiare – tha se fondet janë marrë si “pagesa konsulence”, por se verifikimet tregojnë se ato kishin...