Akuzat për trafik droge dhe armësh, Maduro del sot para gjykatës federale në New York

Akuzat për trafik droge dhe armësh, Maduro del sot para gjykatës federale në New York

Udhëheqësi i rrëzuar i Venezuelës, Nicolás Maduro, pritet të paraqitet sot për herë të parë para gjykatës federale në New York, pas ndalimit të tij nga forcat amerikane. Seanca dëgjimore është planifikuar të zhvillohet në mesditë sipas kohës lokale (ET), përpara gjyqtarit të Gjykatës së Distriktit Amerikan për Distriktin Jugor të Nju Jorkut, Alvin Hellerstein, bëri të ditur gjykata. Maduro përballet me akuza që lidhen me trafik droge dhe armësh. Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi se ka depozituar një padi të re kundër tij, pjesë e një çështjeje penale që autoritetet federale e kanë ndjekur prej rreth 15 vitesh. Maduro është përfshirë zyrtarisht si i pandehur në këtë çështje që prej gjashtë vitesh. Gjyqtari Hellerstein, i emëruar në detyrë nga ish-presidenti Bill Clinton, ka mbikëqyrur...