Akuzat për shpërndarje të informacioneve sekrete tek Epstein, Mbreti Charles përzë vëllain e tij ish-princin Andrew nga rezidenca
Mbreti Charles III i ka kërkuar vëllait të tij, Princi Andrew, të lirojë plotësisht rezidencën e tij në Windsor, duke i vendosur një afat të prerë për t’u larguar. Sipas mediave ndërkombëtare, monarku i kishte dhënë Andrew Mountbatten-Windsor një afat që prej muajit të kaluar për t’u larguar nga rezidenca me 30 dhoma në Royal Lodge, ku ai kishte jetuar për më shumë se dy dekada. Princi Andrew është urdhëruar të pastrojë plotësisht rezidencën e tij të mëparshme, Royal Lodge në Windsor, deri në fundjavë, ndërsa stafi ka nisur procesin e largimit. Sipas raportimeve, kontejnerë të mbushur me sende janë nxjerrë nga prona, ndërsa furgonë transporti vazhdojnë të lëvizin për të larguar objekte nga ambientet e rezidencës. Një pjesë e sendeve personale dhe mobiljeve të...
Burimi:
vizionplus.tv