Aktivistët e flotiljes “Sumud” lirohen nga Izraeli / Kthehet edhe shqiptari Goxhaj

Aktivistët e flotiljes “Sumud” lirohen nga Izraeli / Kthehet edhe shqiptari Goxhaj

Izraeli ka liruar dhe deportuar të gjithë aktivistët e huaj që ndodheshin në anijen humanitare “Sumud”, e cila po udhëtonte drejt Gazës. Mes aktivistëve ishte edhe shqiptari Baki Goxhaj. Anija u ndalua nga Marina izraelite pranë Qipros, ndërsa aktivistët u dërguan më pas në Izrael. Ata u mbajtën përkohësisht në një burg në jug të vendit dhe më pas u kthyen në shtetet e tyre. Autoritetet izraelite thanë se të gjithë aktivistët janë deportuar, pa dhënë më shumë detaje për procedurat ndaj tyre. Sipas mediave ndërkombëtare, pjesë e flotiljes “Sumud” ishin rreth 430 aktivistë nga vende të ndryshme. Turqia organizoi fluturime çarter për kthimin e shtetasve të saj, ndërsa aktivistë të tjerë u larguan përmes aeroporteve dhe pikave kufitare të Izraelit.