Aksident ajror në Rusi, humbin jetën tre persona
Tre persona kanë humbur jetën sot në 2 shkurt pas rrëzimit të një avioni stërvitor në afërsi të qytetit Orsk, në rajonin Orenburg të Rusisë, kanë bërë të ditur autoritetet lokale. Sipas njoftimeve zyrtare, aksidenti ajror është raportuar rreth orës 12:51 sipas kohës lokale. Avioni ishte duke kryer një fluturim stërvitor rutinë, kur ndodhi rrëzimi. Viktimat janë dy studentë dhe një instruktor fluturimi nga Universiteti Shtetëror i Aviacionit Civil të Shën Petersburgut. Ekipet e shpëtimit dhe shërbimet emergjente mbërritën shpejt në vendngjarje. Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme njoftoi se në zonën e rrëzimit nuk u raportua zjarr, gjë që përjashton për momentin shpërthimin ose djegien si shkak të drejtpërdrejtë të aksidentit. Autoritetet lokale dhe organet e rendit kanë nisur një hetim të plotë për të...
Burimi:
javanews.al