Ai po “shkatërron shoqërinë tonë nga brenda”, mijëra protestues mblidhen në Tel Aviv kundër qeverisë Netanyahu
Siç është raportuar, mijëra njerëz u mblodhën në Tel Aviv të shtunën në mbrëmje për të protestuar kundër kryeministrit Netanyahu dhe qeverisë së tij. Një nga protestueset, Raphaelle Pneina, i tha agjencisë së lajmeve AFP se ajo ka marrë pjesë në protestë çdo javë, pasi beson se Netanyahu po “shkatërron shoqërinë tonë nga brenda”, si dhe po dëmton marrëdhëniet e Izraelit me vendet europiane dhe Shtetet e Bashkuara. “Njerëzit këtu po kërkojnë që kjo qeveri dhe qeveria e ardhshme të hetojnë se çfarë ndodhi më 7 tetor dhe pas tij, sepse të gjithë ne e meritojmë të marrim përgjigje,” tha ajo. Lee Hoffman-Agiv, aktiviste sociale dhe protestuese, u shpreh: “Jam këtu sonte, para së gjithash, për të mbështetur familjet që humbën të dashurit e tyre...
Burimi:
javanews.al