Agjentë amerikanë të sigurisë në Lojërat Olimpike në Milano, shpërthejnë polemikat
Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, ka pranuar zyrtarisht se agjentë të Homeland Security Investigations (HSI), struktura hetimore që varet nga agjencia federale amerikane ICE, do të veprojnë në Itali gjatë zhvillimit të Lojërave Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026. Prania e tyre do të ketë për qëllim garantimin e sigurisë së delegacioneve të Shteteve të Bashkuara, përfshirë zëvendëspresidentin amerikan J. D. Vance, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe sportistët amerikanë, që do të marrin pjesë në garat olimpike. Sipas sqarimeve zyrtare të qeverisë italiane, agjentët amerikanë nuk do të dalin në rrugë dhe nuk do të kenë asnjë rol në ruajtjen e rendit publik, por do të operojnë vetëm nga një sallë operative e ngritur brenda konsullatës amerikane në Milano, duke u koordinuar me autoritetet...
Burimi:
javanews.al