Agjencia e inteligjencës gjermane akuzon Moskën për fshehjen e kostos reale të luftës në Ukrainë: Deficiti buxhetor rus më i madh se shifrat zyrtare
Shërbimi Federal i Inteligjencës i Gjermanisë (BND) ka akuzuar Rusinë për fshehjen e kostos së vërtetë të luftës në Ukrainë, duke vlerësuar se deficiti buxhetor i vendit ishte 2.36 trilionë rubla (rreth 30.45 miliardë dollarë), shumë më i lartë se shifra zyrtare e raportuar. Sipas BND-së, sanksionet perëndimore dhe të ardhurat më të ulëta nga eksporti i naftës dhe gazit kanë pasur një efekt negativ të konsiderueshëm mbi ekonominë ruse. “Putini po sakrifikon të ardhmen ekonomike të Rusisë për qëllimet e tij imperiale”, theksoi BND në një postim në LinkedIn. Kremlini e ka cilësuar deficitin dhe rënien e të ardhurave si “vështirësi të zakonshme”, duke sugjeruar se ato mund të korrigjoheshin përmes stabilitetit makroekonomik. Megjithatë, të ardhurat nga nafta, eksporti kryesor i Rusisë, kanë rënë...
Burimi:
top-channel.tv