Administrata Trump sfidon Harvardin, padit universitetin për trajtim të padrejtë ndaj studentëve hebrenj dhe izraelitë
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka paditur Harvardin, duke e akuzuar universitetin prestigjioz për dështim në mbrojtjen e studentëve hebrenj dhe izraelitë duke kërkuar dëmshpërblim me miliarda dollarë. Sipas padisë së depozituar në gjykatën federale në Boston, Departamenti i Drejtësisë në SHBA pretendon se Harvardi ka treguar “indiferencë të qëllimshme” ndaj ngacmimeve dhe atmosferës armiqësore në kampus kur ‘viktimat’ ishin studentë hebrenj ose izraelitë. Dokumenti thekson se kjo sjellje ka dërguar një mesazh të qartë për komunitetin hebre dhe izraelit, duke krijuar perceptimin se ata përjashtohen qëllimisht dhe privohen nga mundësi të barabarta arsimore. Universiteti Harvard ka kundërshtuar akuzat, duke i cilësuar si veprime të padrejta dhe hakmarrëse nga administrata Trump, dhe ka theksuar përpjekjet e tij për të luftuar antisemitizmin në kampus, duke...
Burimi:
top-channel.tv