Administrata Trump padit universitetin Harvard për diskriminim ndaj studentëve izraelit

Administrata Trump padit universitetin Harvard për diskriminim ndaj studentëve izraelit

Universiteti Harvard WASHINGTON- Administrata amerikani e Donald Trump ngriti një padi të premten kundër Universitetit të Harvardit, duke e akuzuar atë për dështim në adresimin e antisemitizmit dhe diskriminimit ndaj studentëve hebrenj dhe izraelitë. Sipas Politico, ky është episodi më i fundit në mosmarrëveshjen midis qeverisë federale dhe universitetit, por mund të jetë më seriozi deri më tani. Padia mund të jetë madje shkas për heqjen e të gjitha fondeve federale nga universiteti. Departamenti i Drejtësisë pretendon se që nga 7 tetori 2023, studentët hebrenj dhe izraelitë në Harvard "i janë nënshtruar ngacmimeve, dhunës fizike, ndjekjes dhe pështymës", "kanë duruar një mjedis armiqësor mësimor" dhe universiteti "u ka mohuar vazhdimisht atyre aksesin në mjediset arsimore nga protestuesit antisemitë". "Përgjigja e Harvardit ndaj kwsaj? Nuk bëri...