Administrata Trump nën presion, gjithçka dihet për vrasjen në Minneapolis
Agjentë federalë amerikanë qëlluan për vdekje një burrë në Minneapolis të shtunën, 24 janar, duke u shënuar kështu incidenti i dytë fatal në qytet brenda këtij muaji, në kuadër të operacioneve të ashpra të administratës Trump kundër emigracionit. Viktima u identifikua nga autoritetet lokale si Alex Pretti, 37 vjeç, shtetas amerikan, banor i Minneapolisit dhe infermier në një spital të veteranëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:05 të mëngjesit, pranë kryqëzimit të Nicollet Avenue dhe 26th Street, në jug të qytetit. Sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS), agjentët e Patrullës Kufitare po zhvillonin një operacion, kur Pretti u afrua dhe dyshohet se kishte me vete një armë zjarri. Autoritetet federale thonë se ai i rezistoi përpjekjeve për t’u çarmatosur dhe se agjentët qëlluan në vetëmbrojtje. Megjithatë, video...
Burimi:
javanews.al