Abuzimet nga ish bashkëshorti/ Rrëfehet për herë të parë Gisèle Pelicot: Historia që tronditi botën

Abuzimet nga ish bashkëshorti/ Rrëfehet për herë të parë Gisèle Pelicot: Historia që tronditi botën

Gisèle Pelicot, gruaja franceze që tronditi opinionin publik me historinë e saj të abuzimit seksual, ka dhënë intervistën e parë televizive pas gjyqit historik kundër ish-bashkëshortit të saj. Në intervistë, Pelikot foli për momentin kur mësoi të vërtetën, për familjen dhe për procesin e saj të shërimit. Gisèle Pelicot (Zhiselë Pelikot), gruaja franceze që në vitin 2024 u shndërrua në simbol global të luftës kundër dhunës seksuale, ka dhënë intervistën e saj të parë televizive pas gjyqit që tronditi Francën dhe opinionin ndërkombëtar. Ish-bashkëshorti i saj, Dominique Pelicot (Dominik Pelikot), u shpall fajtor për organizimin e përdhunimeve të saj për vite me radhë, ndërsa dhjetëra persona të tjerë u dënuan për përfshirjen në këtë skandal. Në intervistën për televizionin publik France 5, 73-vjeçarja rrëfeu momentin...