A mund të sigurojë Evropa të ardhmen në një botë të politikës së fuqive të mëdha?

A mund të sigurojë Evropa të ardhmen në një botë të politikës së fuqive të mëdha?

Ndërsa luftërat po zgjerohen dhe besimi ndaj Uashingtonit po zbehet, Evropa po riarmatoset dhe po përgatitet për një realitet të ri, ku mund të detyrohet t’i mbrojë vetë interesat e saj, pa u mbështetur plotësisht te SHBA-ja. Kontinenti evropian tashmë po përballet me një pyetje që deri vonë dukej e paimagjinueshme: a mund të vazhdojë ende të mbështetet te aleatët e saj për sigurinë dhe mbrojtjen. Nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia dhe tensionet në Lindjen e Mesme, deri te rivaliteti gjithnjë e më i fortë mes SHBA-së dhe Kinës, Bashkimi Evropian po përballet me një realitet të ri global, ku fuqia ushtarake dhe interesat strategjike po marrin përparësi ndaj bashkëpunimit dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. “Për herë të parë në...