Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
A kishte Hitleri një fëmijë të fshehtë? Mediat angleze ngrenë pikëpyetje: Kush është aristokratja…
Një teori e vjetër historike ka rikthyer debat në Britani dhe më gjerë: Unity Mitford, aristokrate britanike dhe simpatizante e njohur e nazizmit, mund të ketë qenë shtatzënë me një fëmijë sekret të Adolf Hitlerit në momentin kur u largua nga Gjermania naziste në prag të Luftës së Dytë Botërore, sipas disa studiuesve dhe autorëve. Unity Mitford, vajza e pasur e Lord Redesdale, ishte një figurë e njohur për afërsinë e saj me Hitlerin gjatë viteve ’30. Historianët theksojnë se ajo e kishte takuar diktatorin gjerman mbi 100 herë, duke qenë pjesë e rrethit të tij shoqëror në Mynih, shkruan The Sun. Hitleri thuhet se i kishte siguruar asaj një apartament, dhurata personale dhe akses në ambiente të mbyllura të regjimit nazist. Me shpërthimin e luftës...