A ishte i ligjshëm sulmi i Trump ndaj Venezuelës? Ekspertja: Shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare

A ishte i ligjshëm sulmi i Trump ndaj Venezuelës? Ekspertja: Shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare

Sulmi i urdhëruar nga presidenti amerikan, Donald Trump, ndaj Venezuelës përbën një “shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe një akt agresioni ndaj një shteti sovran”. Kështu e cilëson profesoresha Marina Castellaneta, pedagoge e së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Barit, duke komentuar arrestimin e presidentit venezuelian Nicolás Maduro nga forcat amerikane. Sipas saj, veprimi bie ndesh drejtpërdrejt me Kartën e Kombeve të Bashkuara. “Neni 2, paragrafi 4 i Kartës së OKB-së ndalon përdorimin e forcës. Kjo është një normë detyruese, nga e cila mund të devijohet vetëm në rast të vetëmbrojtjes, pas një sulmi të armatosur të pësuar. Në këtë rast, kjo kusht nuk ekziston”, shpjegon Castellaneta. Administrata Trump e ka justifikuar operacionin si pjesë të luftës kundër narkotrafikut ndërkombëtar, por për profesoreshën...