A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

Çdo ditë, Irani përballet me më shumë se 500 sulme ajrore, çdo ditë humb një figurë të lartë të regjimit dhe sfida ndaj Izraelit dhe SHBA-ve mbetet e njëjtë ose më e fortë. “Nuk do të jemi ne që do të kërkojmë negociata”, tha ministri i Jashtëm iranian. Ndërsa udhëheqësi suprem i ri shton: “Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara duhet të gjunjëzohen dhe të paguajnë dëmet”. Duke i dëgjuar, duket se “prerja e kokës së gjarprit” nuk sjell shumë efekt. Irani ngjan më shumë me një hidër. Për çdo kokë që humbet, shfaqen dy të tjera. Sipas analistëve, Teherani bazohet në faktin që SHBA-të dhe Izraeli do të lodhen. Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit rrit çmimin e naftës dhe e bën luftën më të vështirë për amerikanët...