A është hakeruar aplikacioni i von der Leyen?
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kishte deklaruar të mërkurën se aplikacioni për verifikimin e moshës “është gati” dhe se tani “nuk ka më justifikime” për platformat që të mos e përdorin. Koha e këtij njoftimi ishte përshtatur edhe me videokonferencën e organizuar dje nga presidenti francez Emmanuel Macron mbi moshën minimale për akses në rrjetet sociale. Por aplikacioni i von der Leyen nuk duket se është kaq gati sa u prezantua. Një këshilltar i sigurisë kibernetike, Paul Moore, publikoi në X një video me udhëzime që tregojnë se si aplikacioni mund të hakerohet “në më pak se dy minuta”. Sipas disa ekspertëve, ekzistojnë edhe dobësi të tjera në modelin e aplikacionit të publikuar nga Komisioni Europian, i cili synon të përdoret nga autoritetet kombëtare...
Burimi:
javanews.al