9 Maji, historia e Ditës së Europës dhe rruga drejt Bashkimit Europian
Çdo vit më 9 Maj, vendet europiane kremtojnë Ditën e Europës, një datë që simbolizon fillimin e bashkëpunimit dhe unitetit në kontinent pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo ditë lidhet me Deklaratën Schuman, të shpallur më 9 maj 1950 nga ministri i Jashtëm francez Robert Schuman. Në deklaratën e tij historike, Schuman propozoi vendosjen e prodhimit të qymyrit dhe çelikut të Francës dhe Gjermanisë nën një autoritet të përbashkët, me synimin për të shmangur konfliktet e ardhshme dhe për të ndërtuar paqe të qëndrueshme në Europë. Ky propozim u bë themeli i krijimit të Komunitetit Europian të Qymyrit dhe Çelikut, i cili më vonë do të shndërrohej në Bashkimin Europian. Pas dy luftërave botërore që shkatërruan kontinentin, 9 Maji u kthye në simbol të pajtimit,...
Burimi:
javanews.al