75 mln $ e 70 VIP-a në Shtëpinë e Bardhë, dokumentari për Melania Trump “tërbon” amerikanët

75 mln $ e 70 VIP-a në Shtëpinë e Bardhë, dokumentari për Melania Trump “tërbon” amerikanët

Dokumentari Melania, që tregon jetën e Zonjës së Parë së SHBA-ve, në 20 ditët para se Donald Trump, të merrte (për herë të dytë) detyrën e presidentit, do të shfaqet në kinema amerikane vetëm pas 2 ditësh. Por ai ka shkaktuar tashmë një stuhi polemikash. Së pari për koston: Amazon ka paguar 40 milionë dollarë për të drejtat e filmit dhe do të shpenzojë edhe 35 milionë për reklamim, ndërsa pritet që në fundjavën e parë në Amerikë, filmi të fitojë vetëm rreth 2 milionë dollarë. Krahasuar me shpenzimet është shumë pak sepse dokumentari më i suksesshëm i vitit 2024, Am I Racist?, në 3 ditët e para fitoi 4.5 milionë dollarë, ndërsa kishte kushtuar vetëm 3 milionë dollarë. Trump e ka postuar shpesh filmin në rrjetet...