74% e europianëve mbështesin kufizimin e moshës në rrjetet sociale
Sipas agjencisë së të drejtave themelore të BE?së (FRA), europianët janë shumë të shqetësuar për mënyrën sesi fëmijët përdorin mediat sociale dhe rreziqet që këto platforma paraqesin, përfshirë sigurinë, shëndetin mendor, ekspozimin ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme dhe varësinë online. Ekziston shqetësimi se fëmijët mund të jenë më të cenueshëm ndaj shfrytëzimit online ose komercializimit të aktivitetit të tyre në platformat digjitale. Bazuar në statistikat më të fundit nga FRA, 74% e europianëve mbështesin kufizimin e moshës në rrjetet sociale bazuar në arsyet e sipërpërmendura. Studimet e fundit tregojnë se 97?% e të rinjve në BE, të moshës 16-29 vjeçare, përdorin internetin çdo ditë dhe pjesa më e madhe prej tyre e përdor aktivitetin në rrjetet sociale çka tregon një nivel shumë të lartë të ekspozimit...
Burimi:
syri.net