7-vjeçarja në Meksikë sulmohet nga qeni i familjes, 68 qepje në kokë dhe 6 orë në sallën e operacionit (Pamje të rënda)

7-vjeçarja në Meksikë sulmohet nga qeni i familjes, 68 qepje në kokë dhe 6 orë në sallën e operacionit (Pamje të rënda)

Një vajzë 7 vjeçe në Meksika ka mbetur e plagosur rëndë pasi u sulmua nga qeni i familjes, i racës Malinois, brenda banesës së tyre. Sipas pamjeve të regjistruara nga kamera e sigurisë, ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes, teksa e mitura po luante me qenin 5-vjeçar. Në një moment, kafsha e ka sulmuar papritur, duke e kapur nga koka dhe duke e tundur për disa sekonda. Qeni është larguar nga nëna e vajzës, e cila e ka transportuar menjëherë të miturën në spital. Ajo iu nënshtrua një operacioni që zgjati rreth 6 orë dhe mjekët i vendosën 68 qepje në kokë. Aktualisht, gjendja e saj shëndetësore raportohet e stabilizuar. Perro ataca a una niña de 7 años en #Frontera, #Coahuila. Recibió 68 puntadas...