40 TE VDEKUR në natën e Vitit të Ri/ Detaje nga tragjedia në Zvicër

40 TE VDEKUR në natën e Vitit të Ri/ Detaje nga tragjedia në Zvicër

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë në Zvicër. Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në barin Le Constellation në Crans-Montana, një nga vendpushimet më të njohura të skijimit. Lajmi u raportua nga Sky News, duke cituar policinë lokale, e cila sqaroi se incidenti nuk duket të ketë lidhje me terrorizmin. Në një deklaratë zyrtare, policia kantonale e Valais konfirmoi se shpërthimi u pasua nga një zjarr i madh në ambientet e barit, duke shkaktuar shumë viktima. Mediat lokale raportojnë se bilanci mund të jetë edhe më i rëndë, ndërsa një burim anonim i cituar nga radioja RhoneFM flet për deri në 40 viktima, shifër që nuk është konfirmuar zyrtarisht....