4 Marsi afati i fundit! Orët vendimtare për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës

4 Marsi afati i fundit! Orët vendimtare për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës

kuvendi i kosoves KOSOVË- Sot, 4 mars, është afati i fundit që Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë Presidentin e ri. Pas disa takimeve ndërpartiake pa rezultat, orët e fundit konsiderohen vendimtare për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Sipas afatit kushtetues, të mërkurën në mesnatë përfundon afati kur duhet të zgjidhet presidenti i ri.  Mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundon më 4 prill 2026 dhe sipas Kushtetutës së Kosovës, një president i ri duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, që do të thotë deri më 4 mars 2026. Për zgjedhjen e presidentit në dy raundet e para nevojitet një shumicë prej tetëdhjetë votash në Kuvend. Nëse një gjë e tillë nuk arrihet, atëherë në...