32 shtetas kubanë të vrarë gjatë operacionit amerikan për kapjen e Nicolás Maduro

32 shtetas kubanë të vrarë gjatë operacionit amerikan për kapjen e Nicolás Maduro

Qeveria kubane ka njoftuar se 32 shtetas të saj janë vrarë gjatë operacionit të Shteteve të Bashkuara për kapjen e presidentit venezuelian, Nicolás Maduro. Sipas autoriteteve në Havanë, viktimat ishin anëtarë të forcave të armatosura dhe agjencive të inteligjencës së Kubës. Me këtë rast, është shpallur dy ditë zie kombëtare. Në një deklaratë të shkurtër, qeveria kubane nuk ka dhënë detaje mbi rolin konkret të shtetasve të saj në Venezuelë. Megjithatë, Kuba dhe Venezuela janë aleatë të hershëm, ndërsa Havana i ka ofruar Karakasit mbështetje sigurie në këmbim të furnizimeve me naftë. Presidenti kuban Miguel Díaz-Canel deklaroi se forcat kubane kishin ofruar mbrojtje për Nicolás Maduro dhe bashkëshorten e tij, “me kërkesë të qeverisë venezueliane”. Në një komunikatë zyrtare thuhet se: Bashkatdhetarët tanë përmbushën detyrën e...