27 Janar/ Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit

27 Janar/ Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit

Hyrja e kampit të përqendrimit Auzhvic GJERMANI- Më nëntor 2005 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së (Rezoluta 60/7) shpalli 27 janarin Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustitdhe viktimave të nacionalsocializmit. Ajo deklaroi se "Holokausti, gjatë të cilin u vranë një e treta e popullit hebre dhe anëtarë të panumërt të pakicave të tjera, do t`u shërbejë gjithmonë të gjithë njerëzve si paralajmërim nga rreziku i urrejtjes, intolerancës, racizmit dhe paragjykimit". Gjermania dhe vende të tjera e kishin përcaktuar atë më parë si ditë përkujtimore. Më 27 janar 2006, ditën e parë ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustit dhe viktimave të nacionalsocializmit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së asokohe Kofi Annan u shpreh: "Tragjedia e pashoqe e Holokaustit nuk mund të zhbëhet. Kujtimi i tij duhet të mbahet i gjallë...