“25 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi zyrtarët venezuelian”, deklarata e Rubios: Është shumë e thjeshtë, nuk mund të…
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio është pyetur pse SHBA-të nuk arrestuan anëtarë të tjerë të regjimit të Maduros. Qeveria amerikane ka ofruar një shpërblim deri në 25 milionë dollarë për informacion që çon në arrestimin ose dënimin e ministrit të Brendshëm, Diosdado Cabello, dhe 15 milionë dollarë për ministrin e Mbrojtjes, Vladimir Padrino. “Është shumë e thjeshtë”, përgjigjet Rubio. “Nuk mund të hysh dhe të mbyllësh gjithçka”, tha ai. Ai shton se njerëzit vetëm mund të imagjinojnë ulërimat me të cilat do të përballeshin SHBA-të nëse do të qëndronin në vend më gjatë për të kapur më shumë persona. “Ne kishim një përparësi kryesore”, deklaroi ai. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv