116 persona vdesin si pasojë e fundosjes së anijes

116 persona vdesin si pasojë e fundosjes së anijes

Bota E Mërkurë, 24 Dhjetor 2025 18:50 Një tragjedi ka ndodhur në Detin Mesdhe. Bëhet e ditur se një përmbytje e re anijeje në Mesdheun qendror, pranë brigjeve të Libisë, u ka marrë jetën e 166 personave. Lajmi fillimisht është bërë i ditur nga OJQ-ja gjermane Sea Watch, duke cituar raportet nga Alarm Phone, një rrjet ndërkombëtar aktivistësh dhe vullnetarësh që drejton një linjë telefonike emergjence për migrantët në vështirësi gjatë kalimit të Mesdheut. Organizata u informua më 19 dhjetor se një anije ishte nisur nga porti libian i Zuwarës mbrëmjen e kaluar me 117 persona në bord. “Ne u përpoqëm vazhdimisht të kontaktonim anijen nëpërmjet telefonit satelitor, por pa sukses”, raporton Alarm Phone. “Në mbrëmjen e 21 dhjetorit, morëm informacion se peshkatarët tunizianë kishin...