108 ditë udhëtim për në Uashington, 19 murgj përfundojnë ‘Ecjen për Paqe’
19 murgj budistë kanë përfunduar një ecje prej 3,700 kilometrash nga Teksasi në Uashington D.C., për të promovuar paqen dhe meditimin. Grupi i murgjve budistë “Theravada” arriti në Uashington pas 108 ditësh nga Fort Worth, Teksas. 19 murgjit u nisën në tetor 2025 nga qendra Huong Dao Vipassana Bhavana në Teksas dhe gjatë udhëtimit të tyre kaluan disa shtete jugore dhe lindore në SHBA, ndërsa hynë në kryeqytetin e SHBA-së nëpërmjet Urës së Zinxhirit mbi lumin Potomac, duke shënuar përfundimin e udhëtimit të tyre. Murgjit e veshur me shafran janë bërë një trend i vazhdueshëm në mediat sociale, së bashku me qenin, Aloka. Ekspedita u drejtua nga Bhikkhu Pannakara, i cili tha se iniciativa kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për paqen dhe inkurajimin e praktikës së meditimit Vipassana.
Burimi:
syri.net