1000 dollarë për fëmijët e lindur në SHBA, Trump: Ndërtojmë të ardhmen

1000 dollarë për fëmijët e lindur në SHBA, Trump: Ndërtojmë të ardhmen

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi planin e tij më të ri, i cili synon t’u ofrojë fëmijëve amerikanë një nisje më të fortë financiare që në lindje, duke e cilësuar iniciativën si një hap drejt forcimit të së ardhmes ekonomike të vendit. Duke folur gjatë një takimi të organizuar pikërisht për prezantimin e programit të quajtur “Llogaritë Trump”, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se për herë të parë çdo foshnjë amerikane do të ketë një rol financiar në të ardhmen e saj. Programi parashikon një investim fillestar prej 1,000 dollarësh nga qeveria për fëmijët e kualifikuar të lindur mes viteve 2025 dhe 2028. Sipas tij, nisma është projektuar veçanërisht për fëmijët që përndryshe do ta nisnin jetën me pak ose aspak burime financiare,...