10 ditë më parë u zhduk nga shtëpia, gjendet e varur në një pyll 22-vjeçarja
Ka përfunduar në mënyrë tragjike kërkimi për Annabella Martinelli-n, 22-vjeçaren nga Padova, e cila rezultonte e zhdukur që prej 6 janarit. Trupi i saj u gjet i varur në një zonë të kodrave Euganean, vetëm pak metra larg vendit ku më herët ishte gjetur biçikleta e saj. Në vendngjarje mbërritën Prokurori Publik i Padovës, karabinierët dhe mjeku ligjor, të cilët po hetojnë rrethanat e ngjarjes për të hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes. Annabella ishte larguar nga shtëpia e prindërve të saj në Teolo (Padova) mbrëmjen e 6 janarit, pak pas orës 20:00. Ajo kishte hipur në biçikletën e saj vjollcë dhe ishte nisur drejt kodrave mbi Padova. Lëvizjet e saj u filmuan nga kamerat e sigurisë përgjatë rrugës. Gjatë itinerarit, e reja ishte ndalur...
Burimi:
javanews.al