Bota në prag të kolapsit?

Bota në prag të kolapsit?

Pikat e kthesës klimatike janë pragje kritike në sistemin e Tokës, të cilat mund të shkaktojnë ndryshime të mëdha dhe të pakthyeshme në klimë dhe ekosisteme. Kalimi i këtyre pikave mund të sjellë pasoja afatgjata për planetin, prandaj shkencëtarët theksojnë rëndësinë e uljes së emetimeve të gazeve serrë dhe marrjes së masave urgjente për mbrojtjen e klimës. Rajonet më të rrezikuara janë: Groenlanda dhe Antarktida Perëndimore: Shkrirja e shtresave të akullit do të shkaktonte rritjen e ndjeshme të nivelit të detit. Arktiku: Shkrirja e ngricës së përhershme çliron metan, duke përshpejtuar ngrohjen globale. Pylli i Amazonës: Temperaturat e larta dhe shpyllëzimi mund të shkaktojnë tharjen dhe shkatërrimin e tij. Oqeani Atlantik: Dobësimi ose shembja e rrymave oqeanike mund të ndryshojë klimën dhe motin në shumë...