Bota e Jilly Cooper zgjerohet në ekran, universi letrar i Rutshire Chronicles premton histori të reja
Universi letrar i Jilly Cooper, i ndërtuar mbi pasionet, skandalet dhe marrëdhëniet e ndërlikuara të shoqërisë së lartë britanike, pritet të vazhdojë të jetojë në ekran përtej suksesit të serialit Rivals. Kompania e produksionit që qëndron pas serialit ka siguruar të drejtat për të katër librat e serisë Rutshire Chronicles, duke hapur rrugën për përshtatjen televizive të një bote letrare që ka ushqyer prej vitesh imagjinatën e lexuesve. Lajmi u bë i ditur nga producenti ekzekutiv Dominic Treadwell-Collins gjatë një aktiviteti në Festivalin e Letërsisë në Cheltenham, kushtuar veprës së shkrimtares britanike, e cila u nda nga jeta në tetor të vitit të kaluar, në moshën 88-vjeçare. E njohur për romanet e saj plot sensualitet, rivalitet dhe intriga shoqërore, Cooper ndërtoi një univers ku marrëdhëniet...
Burimi:
kultplus.com