Bosnja dëbon dy diplomatë serbë për shkak të madhështimit të Mlladiçit! Duhet të largohen brenda 48 orësh

Bosnja dëbon dy diplomatë serbë për shkak të madhështimit të Mlladiçit! Duhet të largohen brenda 48 orësh

Bonje e Hercegovina i ka urdhëruar dy diplomatë serbë të largohen nga vendi brenda 48 orëve, duke i akuzuar se kanë kaluar vijat e kuqe duke e lartësuar Ratko Mlladiqin, të dënuarin për gjenocid dhe krime të tjera lufte në Bosnje. Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konakoviq, tha se Millan Dulanoviq, atashe ushtarak, dhe Darko Maksimoviq, këshilltari i përfaqësuesit të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit në Ambasadën e Serbisë në Bosnje, kanë 48 orë të largohen nga vendi. “Ata kanë 48 orë nga ora 14:00 për t’u larguar nga Bosnje e Hercegovina, ne do t’ua anulojmë kartat diplomatike në Bosnje. I bëjmë thirrje trupit diplomatik të mos bashkëpunojë më me ta”, tha Konakoviq në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp...