Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina 3 lekë më lirë
Çmimi i naftës dhe benzinës ulet me 3 lekë për litër nga kjo e mërkurë, pas vendimit të ri të Bordit të Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve të Hidrokarbureve. Në mbledhjen e datës 7 tetor 2026, Bordi vendosi që çmimi maksimal i shitjes me pakicë i gazoilit të jetë 210 lekë për litër, nga 213 lekë për litër që ishte përcaktuar në mbledhjen e mëparshme të 22 shtatorit. Kjo përfaqëson një ulje me 3 lekë për litër, ose rreth 1.4%. Me të njëjtën masë është ulur edhe çmimi i benzinës. Çmimi maksimal i shitjes me pakicë do të jetë 190 lekë për litër, nga 193 lekë për litër që ishte në fuqi prej 22 shtatorit. Edhe në këtë rast ulja është 3 lekë...
Burimi:
javanews.al