Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburanteve, të cilat do të hyjnë në fuqi nga ora 14:00 e ditës së sotme. Sipas vendimit nafta do të shitet me jo më shumë se 201 lekë/litër, benzina 160 lekë/litër dhe gazi për automjete 71 lekë/litër. Nafta për peshkimin do të kushtojë 105 lekë/litër. Çmimet do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit. Operatorët që shkelin vendimin rrezikojnë pezullimin e aktivitetit. Njoftimi Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit...
Burimi:
kohajone.com