Bordi i Ramës ndryshon e çmimin e karburanteve, ja sa do shitet nafta dhe benzina
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në vend. Sipas vendimit të ri, një litër naftë do të shitet me jo më shumë se 210 lekë, ndërsa benzina do të kushtojë maksimumi 169 lekë për litër. Ndërkohë, për tregtimin me shumicë, çmimi maksimal i naftës është përcaktuar në 198 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës në 157 lekë për litër. Këto çmime do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, kur do të shqyrtohet nëse do të ketë ndryshime të tjera.
Burimi:
gijotina.com