Bordi i Ramës ndryshon çmimet – Nafta ulet me 2 lekë Benzina do shitet me 167 lekë/litër

Bordi i Ramës ndryshon çmimet – Nafta ulet me 2 lekë Benzina do shitet me 167 lekë/litër

Çmimi i naftës dhe i benzinës në Shqipëri është ulur me nga 2 lekë për litër. Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta të tregtohet me pakicë me jo më shumë se 208 lekë/litri, nga 210 lekë që ishte më parë, ndërsa benzina me jo më shumë se 167 lekë/litri, nga 169 lekë. Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 10 nëntor, në orën 13:45, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit. Njoftimi i plotë: Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në...