Bordi Drejtues i PISA-s në Tiranë/ Kumbaro: Siguria dhe mirëqenia e nxënësve në qendër të përgjegjësisë së këtyre ditëve

Bordi Drejtues i PISA-s në Tiranë/ Kumbaro: Siguria dhe mirëqenia e nxënësve në qendër të përgjegjësisë së këtyre ditëve

Ka nisur në Tiranë Mbledhja e Bordit Drejtues të PISA, me pëfaqësues të 91 vendeve. Për herë të parë vendi ynë bëhet mikpritës i një ngjarjeje me rëndësi mbi prioritetet dhe zhvillimin e vlerësimit ndërkombëtar të nxënësve gjatë tre ditëve me takime, panele dhe tryeza diskutimi mes përfaqësuesve të vendeve. PISA është një studim ndërkombëtar, i organizuar nga OECD, që mat aftësitë e 15-vjeçarëve në gjithë botën në lexim, shkencë dhe matematikë. Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro përshëndeti ceremoninë e hapjes në të cilën mori pjesë edhe Drejtori për Edukimin dhe Aftësitë i OECD, Andreas Schleicher. “Janë pikërisht të rinjtë ata që na mbledhin sot, për të diskutuar mbi të ardhmen e arsimit dhe sfidat e reja që sjell një botë ku gjithçka ndryshon me...