Bora Baboçi hap sot ekspozitën “Imazhe Migruese” në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Bora Baboçi hap sot ekspozitën “Imazhe Migruese” në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Artistja Bora Baboçi hap sot, më 8 tetor, ekspozitën e saj të parë personale në Galerinë Kombëtare të Kosovës QAFA, me titull “Imazhe Migruese”, kuruar nga Erëmirë Krasniqi. Hapja e ekspozitës do të mbahet nga ora 19:00 deri në 21:00, ndërsa para-premiera për media zhvillohet nga ora 18:00 deri në 19:00. “Imazhe Migruese” shqyrton mënyrën se si imazhet qarkullojnë mes materialeve, konteksteve dhe kushteve të ndryshme të dukshmërisë. Nëpërmjet kësaj ekspozite, Baboçi vëzhgon lëvizjen e imazheve mes ekspozimit dhe fshehjes, si dhe mënyrën se si ato mbyllen, mbahen pezull dhe riaktivizohen teksa kalojnë nga një material në tjetrin. Ekspozita vendos në qendër arkitekturën e lëvizshme dhe teknologjitë e zhvendosjes, përmes të cilave motivet ikonografike dhe variacionet kompozicionale kanë udhëtuar në kontekste të ndryshme kulturore. “Imazhe...