Bora Baboçi hap ekspozitën personale ‘Imazhe Migruese’ në Galerinë Kombëtare të Kosovës ‘Qafa’

Bora Baboçi hap ekspozitën personale ‘Imazhe Migruese’ në Galerinë Kombëtare të Kosovës ‘Qafa’

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës QAFA është hapur ekspozita personale e artistes Bora Baboçi, “Imazhe Migruese”, e kuruar nga Erëmirë Krasniqi. Përmes kësaj ekspozite, artistja sjell një qasje mbi lëvizjen e imazheve ndërmjet materialeve, kohëve dhe konteksteve të ndryshme kulturore, përcjell KultPlus. Ekspozita eksploron mënyrën se si imazhet zhvendosen nga një material në tjetrin, duke pësuar ndryshime në formë dhe kuptim, si dhe duke ndikuar në mënyrën se si ato perceptohen nga publiku. Në qendër të saj është rrugëtimi i motiveve ikonografike dhe i kompozimeve përmes konteksteve të ndryshme kulturore. “Imazhe Migruese” do të jetë e hapur për vizitorët në Galerinë Kombëtare të Kosovës QAFA deri më 11 dhjetor 2026. Në vijim, KultPlus ua sjell postimin e plotë të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit: Imazhe...