Bora Baboçi hap ekspozitën e parë personale në Galerinë Kombëtare të Kosovës
29 September, 2026 - 10:02 Bora Baboçi do të prezantojë më 8 tetor ekspozitën e saj të parë personale në Galerinë Kombëtare të Kosovës QAFA. Ekspozita, e titulluar “Imazhe Migruese”, hapet në orën 19:00 dhe është kuruar nga Erëmirë Krasniqi. Në këtë ekspozitë, artistja trajton mënyrën se si imazhet lëvizin nga një material dhe kontekst në tjetrin, duke ndryshuar edhe mënyrën se si shfaqen dhe perceptohen. Përmes punëve të saj, Baboçi ndalet te qarkullimi i imazheve, si dhe te mënyra se si motive dhe forma të ndryshme artistike kanë udhëtuar ndër kultura dhe periudha të ndryshme. “Imazhe Migruese” shënon ekspozitën e parë personale të Bora Baboçit në Galerinë Kombëtare të Kosovës QAFA./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com