Bonusi i bebeve kthehet në pagesë mujore nga korriku 2027, Spahiu: 50 mln euro për familjet me të ardhura të pakta
Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, prezantoi nga Korça politikat e reja për mbrojtjen e fëmijëve dhe mbështetjen e familjeve. Ajo njoftoi se në buxhetin e vitit 2027 parashikohen 50 milionë euro për rishikimin e Bonusi i Bebes. Sipas saj, këto fonde do të përkthehen në përfitime mujore për fëmijët deri në moshën 5 vjeç, në familjet me të ardhura të pakta, duke nisur nga 1 korriku 2027. Ministrja theksoi se bëhet fjalë për një shtesë të re. Ajo parashikohet për herë të parë në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm dhe synon të mbështesë familjet me të ardhura të ulëta gjatë fazës më të hershme të rritjes së fëmijëve. Sipas Spahiut, buxheti i vitit 2027 do të përfshijë gjithashtu 1.4 miliardë lekë për 28 institucione të...
Burimi:
kohajone.com