Bonusi i Bebes ndryshon nga 1 korriku 2027, Rama tregon detajet e reja
Bonusi i Bebes pritet të ndryshojë nga 1 korriku 2027, duke kaluar nga pagesa e menjëhershme në një mbështetje financiare mujore për pesë vitet e para të jetës së fëmijës. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka prezantuar skemën e re të mbështetjes financiare për familjet shqiptare. Sipas kësaj skeme, masa e përfitimit do të përcaktohet në bazë të numrit të fëmijëve në familje. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se skema e re synon veçanërisht familjet me të ardhura të ulëta dhe se detajet e përfitimit do të përcaktohen përmes kuadrit përkatës ligjor. Postimi i plotë Bonusi i bebeve, me një mbështetje të re mujore për familjet shqiptare. Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë...
Burimi:
kohajone.com