Bombardimet “shkundin” Kievin, viktima e të plagosur, Polonia dhe Rumania ngrenë avionët në ajër
Tre persona u vrarë, mes tyre një fëmijë, dhe shtatë të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve ajrore ruse që tronditën sërish Kievin dhe zonat përreth. Administrata Ushtarake e Kievit bëri të ditur se dy persona humbën jetën dhe katër të tjerë u plagosën në kryeqytet. Kryebashkiaku Vitali Klitschko tha se sulmet shkaktuan disa zjarre, duke dëmtuar banesa, një dyqan dhe një magazinë. Ndërkohë në rajonin përreth Kievit, një sulm me raketa dhe dronë vrau një fëmijë dhe plagosi tre persona. Autoritetet rajonale raportojnë gjithashtu dëme në objekte infrastrukturore, banesa, magazina dhe automjete. Ndërkohë, Rumania dhe Polonia, dy vende fqinje të Ukrainës dhe anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ngritën në ajër avionë ushtarakë për të mbrojtur hapësirat e tyre ajrore, sipas njoftimeve të...
Burimi:
javanews.al