Bomba në Washington/ Demokratët hetim mbi politikën e Presidentit Trump në Ballkan

Bomba në Washington/ Demokratët hetim mbi politikën e Presidentit Trump në Ballkan

Politika e administratës Trump në Ballkan po përballet me një tjetër valë pikëpyetjesh në Uashington. Sipas gazetarit Klevis Hoxhaj, demokratët në Komisionin për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve po përgatiten për një mbikëqyrje më të fortë të politikës amerikane në rajon, nëse arrijnë shumicën. Në fokus është një raport i përgatitur nga kongresisti demokrat Bill Keating, i cili ngre shqetësime mbi mënyrën se si administrata amerikane është përfshirë në çështje strategjike në Bosnjë-Hercegovinë. Një prej pikave më të debatueshme lidhet me një kontratë për ndërtimin e Gazsjellësit të Interkonjeksionit Jugor të Bosnjës, një projekt me vlerë rreth 1.16 miliardë dollarë. Sipas raportit, zyrtarë të administratës amerikane kanë inkurajuar autoritetet në Bosnjë-Hercegovinë që kontrata t’i jepet një kompanie në pronësi të Joseph Flynn, vëllait...