Bomba e Le Pen shpërthen në Bruksel/ Refuzimi i Islandës hap rrugën për një Francë jashtë BE-së
“Jo”-ja e Islandës ndaj rifillimit të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian ka marrë një tjetër dimension politik në Francë. Marine Le Pen e ka përdorur rezultatin si argument për vizionin e saj të një Evrope me shtete më të pavarura dhe sovrane. Në një reagim në rrjetin social X, liderja franceze tha se vendimi i islandezëve dëshmon se anëtarësimi në BE nuk duhet të konsiderohet si destinacioni i detyrueshëm për çdo demokraci evropiane. Referendumi në Islandë u mbyll me rreth 52.8 për qind të votave kundër rifillimit të negociatave dhe 47.2 për qind pro. Debati u dominua nga çështjet e sovranitetit dhe kontrollit mbi burimet natyrore, veçanërisht peshkimi. Pikërisht këtë model po përpiqet të promovojë Le Pen: një Evropë ku shtetet bashkëpunojnë, por ruajnë...
Burimi:
ntv.al