BOMBA e Isa Mustafës: Kjo që po ndodh në Kosovë, është diktaturë e mbështjellë me numra
Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar ashpër qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Mustafa tha se sjellja e partisë me numrin më të madh të deputetëve nuk tregon vullnet për përfundimin e procesit, por sipas tij, përpjekje për ta zvarritur atë. “Është një diktaturë e mbështjellë me numra”, deklaroi Mustafa, duke iu referuar situatës politike në Kosovë. Ai kritikoi edhe partitë opozitare, të cilat, sipas tij, nuk kanë një strategji të përbashkët për përballimin e situatës. “Njëra parti po përpiqet ta ndihmojë Kurtin ta përfundojë procesin nga frika e zgjedhjeve të reja. Dy partitë e tjera po përpiqen t’i bindin qytetarët se, nëse mbahen zgjedhje të reja, faji nuk është i tyre, por i Kurtit”, tha Mustafa. Sipas tij, aktualisht nuk ekziston një zgjidhje ideale për krizën, por partitë duhet të shmangin çdo veprim që mund të konsiderohet jokushtetues. I pyetur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, Mustafa tha se partitë politike nuk duhet t’i shohin zgjedhjet si kërcënim. “Nuk mendoj...
Burimi:
ntv.al