Bomba e Daçiç: Si ti vendosim sanksione Rusisë, teksa ajo na duhet për të marrë Kosovën
Daçiq e ndërpreu disa herë gazetaren, e cila po përpiqej ta pyeste pse Serbia vazhdon të refuzojë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe nëse një politikë e tillë është vërtet në interes të Serbisë. Gjatë bisedës, Daçiq e ndërpreu disa herë gazetaren, duke i thënë: “Duhet t’ju ndërpres. Do të dal nga studioja nëse më ndërprisni”. Kur gazetarja insistoi që t’i lejohej ta bënte pyetjen, Daçiq iu përgjigj: “Mos flisni në mënyrë urdhëruese”. Pjesa më e diskutueshme erdhi kur Daçiq u përpoq ta zhvendoste pyetjen për politikën shtetërore te vetë gazetarja. “Le të themi se jeni ju ministre e Punëve të Jashtme. Çfarë do të bënit?”, e pyeti Daçiq. Kur gazetarja u përgjigj se ajo është gazetare dhe se nuk është aty për të udhëhequr...
Burimi:
ntv.al