Bojlerët dëmtojnë tarracat, banorët kërkojnë zhvendosjen e tyre
Prej më shumë se tre dekadash, bojlerët e vendosur mbi tarracat e pallateve në Vlorë janë kthyer në një problem të vazhdueshëm për banorët. Sipas tyre, instalimet e shumta të krijuara ndër vite kanë dëmtuar tarracat dhe soletat e ndërtesave, ndërsa lagështia ka depërtuar në disa raste edhe në apartamentet e kateve të sipërme. Kjo situatë ka ndikuar në amortizimin e pallateve dhe ka shtuar shqetësimet për sigurinë e tyre. Problemi paraqitet veçanërisht i theksuar në lagjen “Isa Boletini”, ku aktualisht Bashkia e Vlorës po kryen punime rikonstruksioni. Banorët kërkojnë që ndërhyrja të mos kufizohet vetëm te fasadat, por të përfshijë edhe largimin e bojlerëve nga tarracat. Sipas tyre, një zgjidhje do të ishte zhvendosja e pajisjeve në ambiente të përshtatshme në katet e para...
Burimi:
kohajone.com